Edhe Spanja thotë se do ta njohë Palestinën më 28 maj - NACIONALE

Edhe Spanja thotë se do ta njohë Palestinën më 28 maj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, porsa ka njoftuar se shteti i tij do ta njohë Palestinën më 28 maj, raporton televizioni BBC.

Edhe udhëheqësit e Norvegjisë dhe Irlandës konfirmuan më herët se vendet e tyre do të njohin një shtet palestinez.

Izraeli ka reaguar pas këtyre vendimeve, duke i tërhequr për konsultime ambasadorët izraelitë në Norvegji dhe Irlandë.

“Ne do ta njohim Palestinën për shumë arsye dhe këtë mund ta përmbledhim në tri fjalë: paqe, drejtësi dhe konsistencë” – tha kryeministri spanjoll.

“Ne duket të sigurohemi që zgjidhja me dy shtete respektohet dhe duhet të ketë garanci reciproke të sigurisë” – shtoi ai.

“Është thelbësore që të dyja palët të bisedojnë për paqe dhe për këtë arsye ne e njohim Palestinën” – tha më tej Sanchez-i.

Lajme të ngjashme