Edhe sot vazhdon intervistimi i dëshmitarëve nga Komisioni për Energjinë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarit Edmond Nulleshi, ish-antar i bordit te KEK-ut në periudhën 2006-2008.
Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje dhe ka intervistuar disa persona.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.