Edhe sot shifra të larta: 1 mijë e 84 të infektuar e një vdekje me Covid brenda 24-orëve të fundit
Në Kosovë vazhdojnë të rriten shifrat sa i përket infektimeve të reja me Covid-19.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në ditën e fundit në vend janë regjistruar edhe 1 mijë e 84 raste të reja me koronavirus.
Kjo pas testimit të 2 mijë e 811 mostrave.
Ndërkohë në vend, është regjistruar një vdekje nga ky virus.
Nga kjo, në vend vazhdojnë të jenë gati 5 mijë raste aktive me këtë virus.
