Edhe sektori privat paralajmëron grevë, i jep Qeverisë ultimatum - NACIONALE

Edhe sektori privat paralajmëron grevë, i jep Qeverisë ultimatum

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, i ka bërë ultimatum Qeverisë Kurti që të reflektojnë edhe ndaj këtij sektori. Kryetari i kësaj sindikate ka paralajmëruar greva.

Sipas kryetarit, Jusuf Azemi, punëtorët e sektorit privat janë duke u diskriminuar nga Qeveria.

"Ne nuk kemi kërkuar nga Kurti, që të na i jepe 100 euro, por kemi kërkuar nga 50 euro dhe të largohet kushtëzimi që kanë vendosur, pasi që ka kompani të shërbyesve civil në Gjilan që nuk i kanë paguar rrogat që 3 muaj. Nuk mund të presësh te i rendosh kompanitë të i paguaj punëtoret ka 50 euro, pasi që kjo është e pamundur. Ne jemi duke kërkuar nga shteti që të ndahen këto 50 euro, në të njëjtën mënyre siç janë ndarë për sektorin publik. Përndryshe punëtoret do të revoltohen nëse jo të gjithë, mbi 60% e tyre", ka thënë Azemi.

Ai ka shtuar se kjo padrejtësi që është duke iu bërë sektorit privat nuk do të pranohet nga sindikatat.

Azemi nuk e ka përjashtuar as mundësinë e grevave në këtë sektor.

"Ne do të presim dy javë deri në marrjen e vendimit nga Kryeministri. Ne nuk jemi duke shantazhuar askënd, por jemi duke luftuar për të drejtat e tona,. Që të largohet kushtëzimi i vendosur nga Qeveria. Ne sot, punojmë më pagë 120 kur paga e premtuar është 250-350, ne jemi para vlimit, ju lutem uluni e bisedoni", ka thënë Azemi.

Sindikata i kanë dhënë kohë Qeverisë dy javë që të reflektojë mbi kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme