Edhe një shkarkim nga VV: Ministri Çeku shkarkon Këshillin Drejtues të Ansamblit “Shota”
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Ansamblit “Shota”.
Këtë vendim të cilin e ka siguruar gazeta Insajderi, thuhet se Rina Bytyçi, Fahredin Spahija, Xhevdet Gashi dhe Driton Rukiqi që nga e premtja nuk janë në drejtim të ansamblit.
“Shfuqizohet vendimi i datës 22.07.2020 dhe ai i datës 24.06.2020 për emërimin e Këshillit Drejtues të Ansamblit të Këngëve dhe valleve “Shota”, si dhe plotësimi-ndryshimi i vendimit për zëvendësim të anëtarit të këshillit drejtues të asnamblit “shota” i datës 21.07.2022 dhe me numër protkolli 3241/2022 i datës 25.07.2022”, thuhet në vendim.