Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë - NACIONALE

Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar edhe një gazetare ukrainase është strehuar në Kosovës.

AGK-ja ka treguar se bëhet fjalë për gazetaren Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj.

“Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj. Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i bashkohet programit “Journalists in Residence - Kosovo”. Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban. Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme