Tri foshnje me Covid po trajtohen në QKUK
Në 24 orët e fundit në Qendrën Klinike Universitare është shtuar edhe një rast i një foshnje, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas SHSKUK-së, bazuar në raportet e datës 28 korrik nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 92 pacientë në trajtim mjekësor nga Covid-19.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 30 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje
Spitali i Gjakovës,13 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.