Edhe LDK-ja i dërgon në Kushtetuese dy ligje dhe statutin e Universitetit të Prishtinës
Lidhja Demokratike e Kosovës sot i ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese tri lëndë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë e bëhet fjalë për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media, Ligjin për Këshillin Prokurorial dhe statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve që janë miratuat në seancën e fundit të Kuvendit, Gashi ka bërë me dije se dokumentet nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Në vazhdën e kujdesit për shëndetin demokracisë dhe rendin Kushtetuese të Kosovës, sot ne dorëzuam tri kërkesat për vlerësim të kushtetutshmërisë se vendimmarrjes së propozuar nga qeveria dhe të martuara nga Kuvendi”, ka thënë Gashi, raporton EO.
Një ditë më parë, të tri këto dokumente në Kushtetuese janë dërguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.