Edhe Kongresmeni Torres uron Kosovën për marrëveshjen me MCC-në - NACIONALE

Edhe Kongresmeni Torres uron Kosovën për marrëveshjen me MCC-në

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kongresmeni nga Partia Demokratike, Ritchie Torres, ka përgëzuar Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

“Urime Kosovës për sigurimin e grantit prej 202 milionë dollarësh nga MCC, të vendosur nga Kongresi.

Investimi amerikan është një votë e besimit në të ardhmen e Kosovës si një shtet i pavarur dhe një demokraci vibrante.” - ka shkruar z. Torres.

Torres është kongresmen nga distrikti i 15 kongresional i Nju Jorkut.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka miratuar marrëveshjen me MCC-në, që do t’i sjellë Kosovës afërsisht 236 milionë euro investime në sektorin e energjisë.

Lajme të ngjashme