Edhe Ilir Ferati e përgenjështron Kohën: S’ka informacione për marrëveshje me VV-në - NACIONALE

Edhe Ilir Ferati e përgenjështron Kohën: S’ka informacione për marrëveshje me VV-në

1 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka mohuar raportimet për një marrëveshje në parim mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e institucioneve.

Në një prononcim për Gazetën Express, ai tha se aktualisht Sekretariati është i angazhuar me verifikimin e nënshkrimeve për Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

“Nuk e kam asnjë informacion nga kryetari Abdixhiku lidhur me raportimet në media, anipse gjithëditën kam qenë në seli bashkë me bashkëpunetorët”, deklaroi Ferati, duke mohuar raportimet për një marrëveshje me Vetëvendosjen.

Lajme të ngjashme