Edhe Haradinaj takohet me Sorensenin, diskutohet për formimin e shpejtë të institucioneve - NACIONALE

Edhe Haradinaj takohet me Sorensenin, diskutohet për formimin e shpejtë të institucioneve

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me emisarin e dialogut, Peter Sorensen.

Është diskutuar për formimin e shpejtë të institucioneve.

Postimi:

Sot prita Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sørensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të Bashkimit Evropian, duke theksuar po ashtu rëndësinë e partneritetit BE–SHBA për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

E njoftova z. Sørensen për qëndrimin e Aleancës për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet, si dhe për angazhimin tonë në rikthimin e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Lajme të ngjashme