Edhe dy gazetare të tjera nga Ukraina arrijnë në Kosovë - NACIONALE

Edhe dy gazetare të tjera nga Ukraina arrijnë në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë, sot kanë arritur edhe dy gazetare të tjera nga Ukraina.

Oksana Chykanchy dhe Iryna Synelnyk, sipas Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ, erdhën në Kosovë për shkak të luftës, dhe se ato do ta vazhdojnë punën e tyre jashtë Ukrainës.

Gazetaret janë pritur nga juristja e mediave, Flutura Kusari dhe nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.