Edhe Apeli e lë në paraburgim Dritan Goxhajn: Të arrestuarin me kërkesë të Speciales
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur ta lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së në Shqipëri, Dritan Goxhaj.
Kjo pas arrestimit të tij me kërkesë të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Goxhaj dyshohet për ndikim në drejtësi dhe pengim të personave të kryerjen e detyrës zyrtare.
Në sallën e gjyqit ai është shprehur se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.