Edhe AAK-ja do të bojkotojë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend - NACIONALE

Edhe AAK-ja do të bojkotojë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Adresimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend e Kosovës sot do ta bojkotojë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.

“Nuk do të marrim pjesë në adresimin e Presidentes”, ka thënë Lekaj për gazetën “Express”.

Fjalimi i shefes së shtetit do të bojkotohet edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancë.

“Deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.” – deklaroi ajo për Nacionalen.

Lajme të ngjashme