Edhe 2 muaj paraburgim për tre të dyshuarit në sulmin paraushtarak në Banjskë - NACIONALE

Edhe 2 muaj paraburgim për tre të dyshuarit në sulmin paraushtarak në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre të dyshuarve për pjesëmarrje në sulmin paraushtarak dhe terrorirst në Banjskë të cilët janë në paraburgim u është vazhduar masa e ndalesës edhe për 2 muaj të tjerë.Lajmin e bëri të ditur për Nacionalen, zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme