“Ecim tutje”: Kurti takohet me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë - NACIONALE

“Ecim tutje”: Kurti takohet me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti raportohet se është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë.

Emilija Rexhepi ka publikuar një fotografi, ku mes tyre shihet edhe Kurti.

“Ecim tutje”, ka shkruar ajo.

Theksojmë se gjatë ditës Kurti është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Me këtë të fundit, ai arriti marrëveshje për ta propozuar Bekim Sejdiun si kandidat për president, megjithatë, emri i tij nuk u përkrah nga gjashtë deputetë të LDK-së.

Lajme të ngjashme