“E turpshme për këtë shtet e këtë qeveri”, Haradinaj: Policët e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka vizituar sot Kamenicën, dhe i njëjti në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se atje është njoftuar se policia e asaj zonë kufitare participon vet për servisim të automjetit.
Haradinaj ka thënë se Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë dhe sipas tij policët e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata.
“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata.” – ka shkruar Haradinaj.
“Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!” – ka thënë ai ndër të tjera.