E trishtë, vdes në moshë të re gjimnazistja nga Obiliqi - NACIONALE

E trishtë, vdes në moshë të re gjimnazistja nga Obiliqi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjimnazi “17 shkurti”, ka njoftuar për vdekjen e nxënësve të tyre, Magbule Gashi.

Në njoftimin e këtij gjimnazi thuhet se ndarja e saj nga kjo jetë ka lënë mërzi.

“Jemi mësuar të shkruajmë e të bëjmë njoftime vetëm për sukseset dhe të arriturat e nxënësve tanë.

Tani po na dridhen duart kur po shkruajmë njoftime të tilla të dhimbshme, por ja që edhe vdekja është pjesë e jetës, sado e dhimbshme, e papranueshme dhe e padashur për ne.

Sot, morëm lajmin pikëllues se ish nxënësja e shkollës sonë Magbule Gashi qenka ndarë nga jeta.

Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë.

Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj.

Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën”, thuhet në njoftimin e gjimnazit.

Lajme të ngjashme