E thotë këtë edhe një shqiptar: Ma keq është qeverisë Kosova pasluftës, se në kohën e Millosheviqit - NACIONALE

E thotë këtë edhe një shqiptar: Ma keq është qeverisë Kosova pasluftës, se në kohën e Millosheviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndodh edhe paimagjinueshmja. Një analist shqiptar, po po shqiptar, vlerëson se gjatë viteve 90-ta, kohë kur sundonte diktatori Slobodan Milosheviq, i njohur gjërësisht si Kasapi i Ballkanit, në Kosovë ka pasur momente kur është qeverisur më mirë se pas luftës.

Analisti ka emër dhe mbiemër. Është Shkëlzen Gashi. Analisti që njihet për afërsinë me VV-në, në T7 sonte deklaroi se ka pasur momente kur është qeverisur në mënyrë më brutale gjatë kohës së PDK-së dhe LDK-së se sa në kohën e Milosheviqit, kohë kur sundonte periudha e apharteidit.

“LDK-ja e ka kuptu që e ka dhënë një kontribut, jo fort të vogël, në ato qeverisjet, jo qeverisjet, në atë regjimin kriminal që e ka sundu Kosovën krejt dekadën e kaluar…LDK-ja ka reflektu dhe për mendimin tem e ka bërë një reformë. Çka ka ndodhur? E ka pru në krye të LDK-së një person i cili për krejt dekadën e kaluar nuk i ka shërbyer asnjëherë atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare, bile bile ka momente që edhe më barbare se sa regjimi kriminal okupues i viteve 90-ta” – tha Gashi në T7 (mund ta dëgjoni nga minuta e 56 deri në minutën 57:07).

Ndryshe shqiptarët e Kosovës gjatë viteve 90-ta kanë jetuar në një vend të segreguar ligjërisht, kanë qenë të përjashtuar nga ekonomia formale, nga shkollat, e puna e dinjitetshme.

Për 10 vite në dekadën e fundit të shekullit 20, shqiptarët në Kosovë kanë jetuar si qytetar të rendit të dytë, pa ndonjë të drejtë, madje duke iu shkelur edhe të drejtat themelore të njeriut, për çka kishte shumë reagime ndërkombëtare e shumë raporte ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme