E thotë hapur Konjufca: "Ka pajtim të përgjitshëm që për president të jetë dikush nga familja Jashari" - NACIONALE

E thotë hapur Konjufca: "Ka pajtim të përgjitshëm që për president të jetë dikush nga familja Jashari"

7 muaj më parë

nga NACIONALE

“Ka konsensus automatik, që president të jetë dikush nga familja Jashar”.

Kështu tha i dyti i qeverisë, kryediplomati Glauk Konjufca, pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e presidentit të vendit më së largu deri më 4 mars.

Konjufca tha para gazetarëve se ky është pajtim i përgjithshëm mes partive politike.

“Natyrisht, emrat që kanë konsideru, dhe ky është një konsensus i partive politike. Deri tash, të vetmët emra që kanë shkaktu automatikisht një pritje pozitive, konsesus automatik, në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes të nderuar Jashari. Nuk mund të flasë (a kanë vullnet ata), duhet t’i pyetni ata. Ka qenë kryeminitsri aty, ju ka shpjegu çka...”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme