E tepron Tomë Gashi, fyen Rrahman Jasharin për grevën: A është hala gjallë Rrahman Morina a? - NACIONALE

E tepron Tomë Gashi, fyen Rrahman Jasharin për grevën: A është hala gjallë Rrahman Morina a?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi, nejse edhe analist me korrespondencë, ka shkruaj një status në Facebook. Kësaj radhe lajmi nuk qëndron në gabimet e tij të SHUMTA drejtshkrimore.

Kësaj here, “aj” – siç i referohet përmrit vetor në vetën e tretë avokati, analisti, militani i pushtetit etj., pra z.Gashi – ka shkruar një status ku ka përdorur një metaforë krejtësisht të papranueshme.

Gjersa shkroi në lidhje me grevën, ai ka bashkangjitur një shkrim të gazetës Bujku, që fliste për mbylljen e shkollave shqipe në Kosovë në vitin 1991 nga regjimi fashist i Millosheviçit.

Z.Gashi ka treguar një diskutim mes tij dhe vëllezërve të tij në bregdet, duke e krahasuar Rrahman Jasharajn, udhëheqës legjitim i SBASHK-ut, me Rrahman Morinën, ish-bashkëpunëtor i sistemit të Serbisë gjatë fillim viteve 1990.

Nuk dihet nëse moti i nxehtë, e rrezet e forta që kanë mundur ta godasin në kokë z.Gashin, duke ia vështirësuar mendimin racional mbi temën e grevës, ka ndikuar në shkruarjen e këtij statusi.

Sidoqoftë, Nacionale i sugjeron z.Gashit, avokatit, analistit, militantit, komentuesit të rregullt të portaleve etj., të qëndrojë larg nga postimet në Facebook, e të shijojë pushimet. Ashtu kështu, nuk është se do t’i mungonte debatit publik postimet e Tomë Gashit.

Lajme të ngjashme