E sikletshme: Haxhiu me gabim elementar, e ngatërron “statusin” me “statutin” - NACIONALE

E sikletshme: Haxhiu me gabim elementar, e ngatërron “statusin” me “statutin”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është ministre e Drejtësisë. Për më shumë, është vetë juriste, megjithatë Albulena Haxhiu e bëri dje një gabim krejt elementar.

Gjatë emisionit "DPT te Fidani" të moderatorit Fidan Jupolli, Haxhiu e ngatërroi termin statut me status. Pas dy ose tre sekondave, Haxhiu e përmirësoi këtë gabim, duke thënë “më fal”.

“A po flitet për koalicione?” – ishte pyetja e moderatorit.

Jo, nuk ka diskutime as në Vetëvendosje. Ne i kemi partnerët tanë, Listën Guxo dhe Alternativën, për shkak të procedurave që na u janë kërkuar me stas, STATUSIN e VV-së, ëëë, mfal, Statuin e VV-së…” – tha Haxhiu, shkruan Nacionale.

Sa për shpjegim. Sipas fjalorit online të gjuhës shqipe, statusi është “pozitë shoqërore, ligjore e dikujt a e diçkaje në marrëdhënie me të tjerët”.

Ndërsa statuti është “përmbledhje parimesh, rregullash e normash, sipas të cilave ndërtohet dhe zhvillon veprimtarinë një organizatë politike ose shoqërore”.

Lajme të ngjashme