E rrahu bashkëshorten: Lëshohet urdhër mbrojtës për viktimën - NACIONALE

E rrahu bashkëshorten: Lëshohet urdhër mbrojtës për viktimën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.

Aty dyshohet se një person ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij pas një mosmarrëveshje në familje.

Për shkak të kësaj, është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm.

Njoftimi:

“SULM – Mitrovicë Veri, 28.10.2023-14:45. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në familje ka shkaktuar dhunë fizikisht dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”

Lajme të ngjashme