E rëndë: Vidhet arka me para e xhamisë në Keqekollë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është vjedhura arkën e parave të xhamisë së fshatit Keqekollë.
Në raportin 24 orës të policisë është thënë se nuk dihet shumë e para që kanë vjedhur.
Sipas raportit, persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar në objektin fetar.
“Fsh. Keqekollë, Prishtinë 29.05.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.