E rëndë në Shqipëri: Vritet 20-vjeçari që shërbente në Forcat e Armatosura - NACIONALE

E rëndë në Shqipëri: Vritet 20-vjeçari që shërbente në Forcat e Armatosura

1 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Korçës ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar të përfshirë në konfliktin për shkak të të cilit humbi jetën 20-vjeçari Joan Zuko këtë pasdite.

Zuko, i cili shërbente te Forcat e Armatosura, u vra me armë zjarri nga autori pas një konflikti të mbartur mes tyre, raportojnë mediat në Shqipëri.

Autori ndodhet në arrati ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Lajme të ngjashme