Tragjike: Babai aksidentalisht me veturë godet për vdekje fëmijën e tij në Vushtrri - NACIONALE

Tragjike: Babai aksidentalisht me veturë godet për vdekje fëmijën e tij në Vushtrri

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur të premten në Vushtrri.

Në raportin 24 orësh, policia ka tregua se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Vushtrri, 27.03.2026 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme