E pyeti “ChatGPT”-në për punën e tij, Abrashi tallet keq me ministrin Murati: Pyete edhe qysh konstituohet Kuvendi
Emir Abrashi nga Democracy Plus është tallur keq me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili e ka pyetur “ChatGPT”-në për të vërtetuar punën e tij.
Ai është shprehur i habitur se si një ministër e pyet ChatGPT-në për punën e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abrashi i ka dhënë edhe një sugjerim Muratit.
Ai ka kërkuar nga Murati që të pyet ChatGT-në edhe si konstituohet Kuvendi.
“Edhe qit sen e pashe... Qohet njeri prej s'kfillti, ia jep dy postime ChatGPT-se dhe e pyet se cili ka te drejte 🤦♂️ Ndoshta edhe nuk e din, ama ChatGPT ta lulon pergjigjen bash qysh te nevojitet. P.S. Pyete ChatGPT-ne edhe qysh me e konstituu Kuvendin, ndoshta po ta jep naj zgjidhje se u bonem gaz i botes!”, ka shkruar Abrashi.