‘E prishën armpushimin’, Trump i ashper, sonte do ta godasim Iranin fuqishëm - NACIONALE

‘E prishën armpushimin’, Trump i ashper, sonte do ta godasim Iranin fuqishëm

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se armëpushimi me Iranin ka mbaruar dhe kërcënoi me veprime të mëtejshme ushtarake, pasi të dyja palët kryen sulme mbrëmjne e së martës.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s Mark Rutte në samitin e aleancës ushtarake në Ankara të Turqisë, të mërkurën, Trump tha: “Mendoj se ka mbaruar” në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

“Nuk dua të merrem më me ta… për sa më përket mua, ka mbaruar”, shtoi ai.

Trump tha se delegacioni i Uashingtonit donte të negocionte një marrëveshje paqeje, por se e shihte atë si “humbje kohe duke u marrë me” palën iraniane.

Në një takim tjetër me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, më vonë të mërkurën, Trump tha se SHBA-të “ka shumë mundësi” ta sulmojnë Iranin “fortësisht përsëri sonte”.

“Do t’i jap një paralajmërim të vogël. Do t’i godasim fort sonte, por do të shohim se si do të shkojë gjithçka”, tha Trump.

Lajme të ngjashme