E përsërit Rrustem Mustafa: Albin Kurti është veteran i UÇK-së, pushteti po i godet ushtarët e lirisë - NACIONALE

E përsërit Rrustem Mustafa: Albin Kurti është veteran i UÇK-së, pushteti po i godet ushtarët e lirisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrustem Mustafa, i njohur në kohë lufte si komandant Remi, ka folur sërish për kryeministrin Albin Kurti, të cilin në disa raste e ka përkrahur në të kaluarën.

Në emisionin Pressing, z. Remi, që në luftë ishte komandant i zonës operative të Llapit, ka theksuar se Kurti ishte veteran i UÇK-së.

“Po edhe sot po ju them, Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar” – tha ai.

“Shihet që kryeministri dhe gjithë Qeveria e Kosovës kanë krijuar distancën me ushtarin e UÇK-së” – tha ai.

Ai ka pasur edhe një kritikë për Kurtin në raportet e ndërtuara me veteranët e UÇK-së.

“Prapë po e them edhe sot, unë besoj që kryeministri me qasjen e tij dhe të Qeverisë, kanë bë dëm të pariparueshëm në këtë drejtim. E ka bërë një distancë të madhe me ushtarin e lirisë...Është krijuar një narracion në hije, është një far mendimi që VV dhe Albin Kurti e mbrojnë UÇK-në më së miri. Është një far mendimi në hije, por kur t’i pash veprimet veç e veç ti shihesh që në mënyrë të orkestruar godet këta kategori” – tha ai tutje. – tha ai.

Lajme të ngjashme