E pazakontë në Pejë: Burri denoncon kunatën, thotë se përballej me dhunë psikike të vazhdueshme
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një burrë e ka denoncuar në Polici kunatën e tij.
Burri i ka thënë Policisë se është përballur në vazhdimësi me dhunë psikike nga kunata e tij.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se e dyshuara (kunata) në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. Palët pas intervistimit dhe janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.