E mërkura dinamike, krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

E mërkura dinamike, krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe e mërkura e 16 nëntorit në Kosovë, pritet të jetë dinamike. Kështu të paktën shihet në kalendarin e ngjarjeve që pritet të zhvillohen sot.

Do të mblidhen disa komisione të Kuvendit e do të mbahen edhe konferenca.

Në vazhdim gjeni detajet.

Ngjarjet e ditës: 16 nëntor 2022

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizojnë diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?” Marrin pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog; zv.kryeministër i Kosovës, Besnik Bislimi etj. (Shtëpia e Evropës, rr. e UÇK-së, Prishtinë). 10:00

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbanë konferencë ndërkombëtare shkencore më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e rendit dhe sigurisë publike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 10:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryetarin e Odës së Mjekëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) 10:00

Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën me bashkëmoshatarët rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, Viti) 10:00

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë) 11:00

Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pozita dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë) 12:00

Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Salla e Asamblesë, Kaçanik) 12:00

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizon tryezën e diskutimit me temën “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 – Ligji i Pagave”. (Ndërtesa e Kuvendit, S1) 13:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) mban konferencë për shtyp për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike. Marrin pjesë Dafina Gexha-Bunjaku, u.d. e ministres së Shëndetësisë; Lul Raka nga IKShPK; Oleksandr Martynenko, Zyra e OBSH-së në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 13:00

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban konferencë për shtyp, përmes të cilës do të bëhet denoncimi i një kandidati për rektor për plagjiaturë. (Para Rektoratit të UP-së) 13:00

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, viziton shkollat “Xhevdet Doda” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë. (Prishtinë) 14:00

Programi “Up to Youth” i USAID-it ndan përvojën e tyre para bashkëmoshatarëve rreth startup-it, sfidave, përfitimeve dhe me çfarë zakonisht ballafaqohen ata si ndërmarrës të rinj në Kosovë. (Shtëpia e Kulturës në Han të Elezit) 14:00

Ambasada e Francës, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës dhe Belgjikës, si dhe Aleancën Franceze, organizojnë edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Kino “Armata”, Prishtinë) 18:30

Lajme të ngjashme