E mitura nga Prizreni del nga shtëpia, familja kërkojnë ndihmën e policisë - NACIONALE

E mitura nga Prizreni del nga shtëpia, familja kërkojnë ndihmën e policisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vajzë e mitur ka dalë nga shtëpia e saj në Prizren. Vendodhja e saj ende nuk dihet.

Janë familjarët e së miturës ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë për lokalizimin e saj.

Sipas raportit të Policisë, familjarja ka thënë se mbesa e saj ka dalë edhe herave tjera nga shtëpia.

PERSON I ZHDUKUR-Rr. Ali Hadri, Prizren 16.12.2022 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme