E lavdoi seksistin Tate, komentuesit e gozhdojnë hoxhë Kalajën: Marre, a ko** po luan a? - NACIONALE

E lavdoi seksistin Tate, komentuesit e gozhdojnë hoxhë Kalajën: Marre, a ko** po luan a?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ahmed Kalaja, hoxhë, ka bërë një postim të çuditshëm natën e kaluar, ku ka lavdëruar Andreë Taten, seksistin që dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore, e për të cilën edhe është arrestuar në Rumani.

Kalaja e ka shfrytëzuar faqen e tij të popullarizuar, ku ndiqet nga 282 mijë persona, për t’u lutur për Andreë Taten, njeriun më të frikshëm të internetit.

Ai ka shkruar një lutje të shkurtut, natyrisht drejtuar Zotit.

“Zot ruaje e mbroje habibin!” – shkroi z. Kalaja, imami i njohur i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Në fund, z. Kalaja shkroi edhe “amin”, një mbarim që përdoret në fund të lutjeve, në kuptimin “ashtu qoftë”.

Por disa komentuesve nuk u ka pëlqyer një lutje e tillë.

Një nga komentuesit, i shkroi imamit nga Tirana se personi për të cilën lutej, është arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore.

“I nderuar hoxh, me sa di une personi ne fjal akuzohet per trafik qeniesh njerzore” – shkroi një komentues.

Një tjetër madje e cilësoi lutjen e z. Kalajës si marre.

Ndërsa një tjetër ishte edhe më i drejtpërdrejtë, duke e pyetur, me një gjuhë +18, nëse hoxha po bënte hajgare.

Por, shumica e ndjekësve, saktësisht 6 mijë e 400 persona e kanë pëlqyer postimin e Kalajës, dhe qindra të tjerë janë lutur që hoxhës t’i pranohet lutja.

Lajme të ngjashme