E konfirmuar: BE-ja do ta kthejë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën - NACIONALE

E konfirmuar: BE-ja do ta kthejë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëveshja e arritur dje në Bruksel duket të ketë dërguar mesazhin e duhur në Bashkimin Evropian, i cili është organata që ndërmjetëson dhe lehtëson këtë dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Tash Presidenca çeke e BE-së ka konfirmuar se do të rikthejë në agjendë propizimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një prononcim për Kallxo.com, Eva Hrncirova ka konfirmuar se çështja e liberalizimit do të kthehet në diskutim.

“Nuk kemi një datë të saktë se kur do të jetë tema në agjendën e ambasadorëve – por patjetër (do të jetë) gjatë javëve në vijim”- thekson zëdhënësja Hrncirova.

Kujtojmë që një ditë më parë, Presidenca çeke e BE-së e kishte konfirmuar se e kishte hequr nga agjenda e diskutimit çështjen e liberalizimit të vizave për shkak të situatës së krijuar në veri dhe çështjen e targave.

Lajme të ngjashme