Tensionet në veri, kryeministri Kurti udhëton për në Austri - NACIONALE

Tensionet në veri, kryeministri Kurti udhëton për në Austri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton për në Vjenë të Austrisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Në atë komunikatë thuhet se Kurti do të merrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë.Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore””, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme