E konfirmuar: Drejtori i Bulliqit jep dorëheqje - NACIONALE

E konfirmuar: Drejtori i Bulliqit jep dorëheqje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Driton Veliu, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Podujevës ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit. Kjo u konfirmua nga Gazeta Nacionale nga vet drejtori.

“Po kam dhënë dorëheqje. Për arsye personale por edhe për disa zhvillime të fundit që kanë ndodhë aty, kam dhënë dorëheqje,” - ka thënë Veliu për Nacionalen.

E gjatë ditës së djeshme Bulliqi e shkarkoi drejtorin e Inspektoriatit Besnik Mulliqin.

Shkarkimi i Mulliqit mori reagime të shumta nga politikanët tjerë të Qeverisë lokale në Podujevë, ky rast nuk mbeti pa u sqaruar edhe nga Komuna e Podujevës, e cila tentoi të ”ndriçojë” opinionin publik, përmes një sqarimi.

Ndryshe nga ky reagim i Komunës së Podujevës, nga antarë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk pati ndonjë reagim të drejtpërdrejt rreth kësaj çështje./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme