E konfirmon Qeveria, Besnik Bislimi nesër në Beograd - NACIONALE

E konfirmon Qeveria, Besnik Bislimi nesër në Beograd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës, e ka konfirmuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Beograd.

Aty, Bislimi do të jetë i pranishëm për të diskutuar në Forumin për Marrëdhënie Etnike, me temën “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”

Njoftimi i Qeverisë:

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Lajme të ngjashme