E konfirmon KEK-u: Sonte në mesnatë blloku A4 do të shkyçet - NACIONALE

E konfirmon KEK-u: Sonte në mesnatë blloku A4 do të shkyçet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas paralajmërimit të deputetit të PDK-së, Ferat Shala se në ora 24:00 sonte do të ndalet njësia A4 në Termocentralin Kosova A, e ka konfirmuar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Sipas tyre kjo ndalje është e qëllimshme.

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qëllim të skanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj”, thuhet në njoftim.

KEK tutje ka bërë të ditur se duke u bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi i njësisë në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditorë.

“Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër datë 16.10.2022”, bëhet e ditur.

Lajme të ngjashme