“E kemi obligim”: Fjala e shkurtër e Bashkim Jasharit në videon e Kurtit me municion të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar armatimin e ri të blerë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në videon e Kurtit, përveç municionit modern, shihen edhe Bashkim Jashari, komandanti i përgjithshëm i FSK-së, dhe ministri Ejup Maqedonci.
Në video, Kurti e falënderon Jasharin, që është djali i Rifat Jasharit, dhe Maqedoncin, dytë ish-ushtarë edhe të UÇK-së, edhe të TMK-së, edhe të FSK-së.
“Ju përgëzoj për punën që keni bërë se kjo është ajo puna e heshtur, që i ka rezultatet e mëdha, e për të cilën ju dytë jeni shumë të mirënjohur, më shumë për mua sesa për publikun” – i tha Kurti Jasharit dhe Maqedoncit.
“E kemi obligim, faleminderit kryeministër” – ia ktheu komandanti Jashari.