“E kemi idhnimin e hershëm”: Ermal Panduri tregon pse Isa Mustafa nuk i jep intervistë
Ermal Panduri, gazetar dhe moderator i emisionit “Debat Plus”, ka rrëfyer marrëdhënien e tij me Isa Mustafën, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i LDK-së.
I ftuar në Nacionale, z. Panduri ka treguar se Mustafa ka një kohë që nuk ka pranuar të intervistohen nga ana e tij. Sipas Pandurit “idhnimi me Mustafën është i hershëm”, duke shpjeguar se lidhet me raportimet rreth një tenderi të djemve të Mustafës për servisimin e veturave.
“Isa Mustafa intervistë për emisionin Debat Plus ka dhënë, por jo te Ermal Panduri” – theksoi ai.