E kapi për këmishe dhe e shtyu policin pas shqiptimit të gjobës: I dyshuari nga Kaçaniku lirohet
Një burrë ka sulmuar një zyrtar policor në Kaçanik.
Sipas raportit të PK-së, i dyshuari është shoqëruar në polici, pasi dyshohet që pas shqiptimit të gjobës, kishte kapur për këmishe dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Kaçanik 20.07.2024-02:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, pas shqiptimit të gjobës, kishte kapur për këmishe dhe e kishte shtyrë zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.