E “islamizoi” figurën e Adem Jasharit, fotoja e modifikuar me “shehadet” ngjall debate të mëdha
Një profil me emrin “Abu Jashari Al Albani” ka publikuar një fotografi të modifikuar të Adem Jasharit, kryekomandantit të UÇK-së. Më saktë, ky profil përmes montazhës ka paraqitur fotografinë e heroit Jashari me një prapavijë të zezë, ku shihej “shadadeti” në gjuhën arabe.
Këtë fotografi, ky profil e ka publikuar në “X” dhe deri më tani është parë nga mbi 71 mijë persona. Një fotografi e tillë, natyrisht, ka ngjallur shumë reagime.
#NewProfilePic pic.twitter.com/IcKCbKMKHz
— Abu Jashari Al Albani 🏴 (@al_jashari) February 25, 2024
Në njërin nga replikat, një person ka publikuar një fotografi të heroit Jashari, ku shihet teksa e feston vitin e ri me një gotë, që sipas gjitha gjasave, është e rakisë.
Ndërsa kësaj fotoje, “Abu Jashari Al Albani”, ose kushdo që qëndron prapa këtij profili, është përgjigjur me një replikë.
“Baca adem ka ken tu agjeru gjat luftes me shkit po ju qafirat skini din e as iman e shpifni per asllanin e shqiptaris” – shkroi ai.
Edhe shumë të tjerë kanë reaguar në këtë fotografi, ndërsa një person me emrin Lekë shkroi se “familja e tij e mohon” se luftoi për fenë.
“Kot/badihava mundoheni me ja mvreshë familjes Jashari petkun e fesë kur vetë familja e tijë e mohon dhe del publikisht se Jasharët u flijuan për komb njejtë si të gjithë shqiptarët pa dallim feje.” – shkroi një person.
* Fotografia e Adem Jasharit e publikuar nga kjo llogari është e pavërtetë dhe e montuar.