E humbi kontrollin e veturës, rrokulliset jashtë rrugës – vdesin dy persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.
Një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë veturës.
Siç njofton Policia e Kosovës, drejtuesi i automjetit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe tri gra.
“Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion” – shkruhet në raportin e PK-së.
Megjithatë, tashmë është njoftuar se ka vdekur edhe një person. Pra ka dy të vdekur nga ky aksident.