E hëna me diell dhe temperatura deri në 35 gradë
Të hënën, më 10 gusht, në Kosovë parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 32 deri në 35 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 7 deri në 26 kilometra në orë.
Për shkak të temperaturave të larta, qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin e gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve 10:00–16:00, të konsumojnë ujë rregullisht dhe të kufizojnë aktivitetet e rënda fizike gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.