E FUNDIT: Njësia Speciale vendoset në urën që ndan Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur mbi urën në mes të Mitrovicës Jugore dhe Mitrovicës Veriore.
Siç shihet në një video të shpërndarë nga Kallxo.com, pjesëtarët janë duke kontrolluar çdo automjet që është duke kaluar në atë pjesë.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa, pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovë rreth targave.
Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, në qoftë se janë vendosur edhe patrulla tjera të Njësisë Speciale, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.