E enjte me diell e pjesërisht vranësira
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të enjten pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 23°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius,” thuhet në njoftimin e IHMK-së.