E diela sjell temperatura deri në 34°C dhe riga lokale shiu - NACIONALE

E diela sjell temperatura deri në 34°C dhe riga lokale shiu

2 javë më parë

nga NACIONALE

Të dielën, më 19 korrik 2026, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.

Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat në zona të caktuara mund të shoqërohen me riga të herëpashershme shiu. Megjithatë, temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat minimale që pritet të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius.

Gjatë ditës, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Lajme të ngjashme