E diela pritet të sjellë vranësira dhe riga shiu
Të dielën, vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës, vranësirat pritet të jenë të dendura dhe do të shoqërohen me riga shiu në pjesë të ndryshme të territorit.
Ndryshe nga dita e shtunë, temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, veçanërisht në vlerat maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3°C.
Temperaturat maksimale parashihet të arrijnë ndërmjet 8 deri 12°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi nga 1 deri në 6 m/s.