E diel, Murati lavdërohet pak: Po e menaxhojmë mirë paranë publike - NACIONALE

E diel, Murati lavdërohet pak: Po e menaxhojmë mirë paranë publike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se Kosova po bëhet shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.

Kjo sipas tij, falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike.

“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë”, ka shkruar Murati.

Ai thotë se “një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”.

Tutje, sipas ministrit ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave.

“Ky konsolidim së pari e mban nën kontroll koston e kamatave, sepse sa më pak borxh aq më pak pagesë e kamatave, dhe së dyti na mundëson kushte më të favorshme financimi për huamarrjet e reja në krahasim me të tjerët, sepse kemi dëshmuar qëndrueshmëri dhe mirëshpenzim të parasë publike”, ka shkruar tutje ministri.

Lajme të ngjashme