E diel me diell, temperaturat deri në 23 gradë Celsius - NACIONALE

E diel me diell, temperaturat deri në 23 gradë Celsius

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta dhe të shpërndara. Temperaturat gjatë ditës do të jenë relativisht të larta, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 19 deri në 23 gradë Celsius.

Instituti ka bërë të ditur gjithashtu se do të fryjë erë nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Lajme të ngjashme